Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.
“Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, tha Ghebreyesus.
Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë mbi 20,000 njerëz në gjithë botën.
Shumica e vendeve të prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka paralajmëruar se botës do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia.