4 të infektuar në Fier, punonjës së Degës së Thesarit, pezullohen procedurat

4 nga 18 të prekurit me COVID-19 në qarkun e Fierit janë nëpunës të Degës së Thesarit të cilët janë vetëkarantinuar.

Ndërkohë sot do të bëjë tamponin edhe një punonjës tjetër pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Në total zyra e degës së thesarit ka 6 punonjës, ndërsa janë pezulluar procedurat.

Pritet ndërhyrja e Ministrisë së Financave për të zëvendësuar nëpunësit e infektuar.

Loading...