‘Pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë’

“Pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë”.

Ky ka qenë urdhri i prerë i kryeministrit Rama që apelon çdo ditë që kur Shqipëria u ‘fut’ në karantinë për shkak të koronavirusit.

Një ditë më herët ai paralajmëroi policët që monitorojnë rrugët se kur të shohin pensionistët jashtë t’i kthejnë ato urgjentisht në shtëpitë e tyre.

Pikërisht kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku në një video publikuar nga kryeministri, janë të shumtë efektivët e policisë që informojnë dhe u kërkojnë pensionistëve në rrugë të shkojnë menjëherë brenda.

Në shërbim të pensionistëve janë vënë shumë struktura që nga bashkitë, prefektura, policia , posta dhe urgjenca kombëtare në mënyrë që çdo shërbim ndaj tyre ushqimin, medikamentet, pensionin dhe vizitat mjekësore t’u ofrohen në shtëpitë e tyre dhe për çdo gjë të kontaktojnë në numrin e telefonit që u është dhënë në mënyrë që të mos dalin deri sa e gjithë situata në vend nga koronavirusi t’i jetë kthyer normalitetit.

Loading...