Zyrtare, shërohen 14 paciente nga koronavirusi në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka dhene nje mesazh te rendesishem ne lidhje me situaten qe po kalon vendi nga koronavirusi.

Lajm i Mirë: 14 TË SHËRUAR SOT😀-shkruan Rama ne faqen e tij zyrtare ne FB.
Mbremjen e sotme, Ministria e Shendetesise dha edhe njoftimin per viktimen e shtate te koronavirusit:
Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Loading...