Singapor/ Përfundon në burg nëse qëndron më pak se 1 metër afër një tjetër personi

Njerëzit në Singapor mund të përfundojnë në burg për gjashtë muaj nëse qëndrojnë afër me njëri-tjetrin.

Rregullat e reja strikte erdhën në kuadër të përpjekjeve të vendit për të mbajtur nën kontroll epideminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Vendi ka njoftuar masa të reja shtrënguese për të luftuar virusin, përfshirë këtu mbylljen e bareve dhe kinemave si dhe pezullimin e eventeve që kërkojnë pjesëmarrje të madhe njerëzish.

Sipas rregullave mund të përfundosh në burg nëse qëndron më pak se një metër afër me persona të tjerë.

Ata që thyejnë rregullat do të përballen me burg deri në gjashtë muaj dhe me gjobë maksimale prej 7,000 dollarësh.

Sipas raportimeve, numri i personave të infektuar me koronavirus në Singapor është 683, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë dy persona.

Loading...