Spanja e gjunjëzuar nga koronavirusi, 769 të vdekur në 24 orë

Spanja regjistron 769 vdekje në 24 orë, që është maksimumi i numrit të viktimave i shënuar brenda një dite.

Të enjten në vend pati 655 vdekje, ndërsa të mërkurën 738.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, në total janë 4.858 njerëz që kanë humbur jetën, ndërsa 64.059 janë infektuar.

Numri i të infektuarve është rritur me 14%. Ndërkohë, konfirmohet se ka edhe 9.357 të shëruar.

Të premten, Këshilli i Ministrave në Spanjë do të mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme për të aprovuar zgjatjen e gjendjes emergjente deri në 11 prill.

Loading...