Një fëmijë shqiptar 7 muajsh e gjysmë u konfirmuar i prekur me koronavirus në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë në ishull.
Bëhet e ditur se familja shqiptare jeton në fshatin Arkangjelos të ishullit, dhe ata ishin kthyer para 12 ditësh nga Italia.
Fëmija kishte pasur temperaturë,dhe ishte dërguar në spitalin e Rodosit për ekzaminim. Atje mjekët konfirmuan se bebja ishte prekur nga virusi,dhe e shtruan në një dhomë të posaçme të këtij spitali.
Ndërkohë,familjarët dhe mjekët e spitalit që patën kontakte me fëmijën, janë futur në karantinë.
Gjendja e fëmijës për momentin është e mirë dhe reagon mire ndaj kurave që po i injektohen.
Loading...