Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, hyri ‘pa leje’ në banesën e ish-gruas

Policia e Tiranë arrestoi ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro. 

Ai është prangosur në flagrancë mesnatën e datës 25 mars pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes duke thyer urdhrin e mbrojtjes që gjykata kishte lëshuar në favor të saj.

Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Ajo banonte në zonën e “Bllokut” dhe kishte urdhër mbrojtje që nga momenti i divorcit. Ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për dhunë fizike e psikologjike si dhe kanosje e përndjekje përmes SMS-ve.

Dy ditë më parë Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë.

Efektivët kanë mbërritur duke e arrestuar në flagrancë. Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Loading...