Mbi 530 mijë raste me koronavirus në botë, 24 093 persona kanë humbur jetën

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i të infektuarve ka shkuar afërsisht në 532,816 ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.

Po ashtu edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar sipas J’ohns Hopkins University’

Vendi më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar. Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594, duke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,130. Në Shqipëri janë shënuar 8 viktima dhe 174 të infektuar me Covid-19.

6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve

Italia: 80.539 të infektuar dhe 8,265 viktima

Spanja: 57,786 të infektuar dhe 4,365viktima

Kina: 81,340 të infektuar dhe 3,292 viktima

SHBA: 85,594 të infektuar dhe 1,130 viktima

Gjermani: 43,938 të infektuar dhe 2367 viktima

Loading...