Mjeku Pipero: Ja kur filojnë të zbuten masat…

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Piperoku thotë se që nga java e dytë e prillit do zbuten masat e vendosura nga qeveria për karantinimin.

“Për të bërë testime për konfirmim, që do të thotë të gjurmosh me shumë kujdes të gjitha rastet e kontaktit.

Të gjithë qytetarëve do të vazhdoja t’u kërkoja me këmbëngulje në shtëpi. Trim i mirë është ai që mbrohet, jo ai që del.

Sa kohë që nuk kemi një vaksinë për t’u trajtuar Covid-19, mënyra më e mirë për të zbutur kurbën është shmangia e kontakteve.

“Unë mendoj që javën e dytë të prillit do fillojnë të zbuten shumë masat dhe nëse qytetarët i kanë respektuar masat e krijuara nga qeveria, java e parë e prillit do zbuten masat”, ka deklaruar Pipero.

“Njerëzit e shtruar tek ne kurohen sipas eksperiencës më të mirë të marrë nga Kina, nga Italia dhe vendet e tjera.

Kurohen sipas një udhëzuesi që përfshin dy anti-viralë, simptomatikë të tjerë. Ndërkohë që flasim, ka ardhur një sasi e vogël hidroksilkorine.

Në bazë të protokolleve të një kompanie të madhe amerikane, kemi porositur një medikament të ri që është shpresëplotë për trajtimin e koronavirusit”, u shpreh mjeku.

Loading...