Nëse ka një komedi shqiptare që nuk i humbet kurrë vlera dhe vazhdon të pëlqehet nga çdo moshë është “Pallati 176”. Me regji të Alfred Bualoti e Andon Qesari dhe aktorët:
Roland Trebicka si Jovan Bregu
Elida Janushi si Marjeta
Pavlina Mani si Liria
Violeta Manushi si Teto Rita
Eva Alikaj si Elsa
Ilir Bezhani si Sandri
Anastas Kristofori si Perikliu
Gëzim Rudi si Fredi
Merita Zoto si Irena, komedia në fjalë është kthyer në të preferuarën e publikut shqiptar. Shumë shpesh me siguri ju ka ndodhur të përdorni ‘dashje pa dashje’ batuta nga kjo shfaqje. Pikërisht një pjesë të tyre i kemi risjellë në vëmendjen tuaj, për t’u rikthyer edhe njëherë në 1986-ën.
“Ah drejtor, ah drejtor, o të bëj krushk… o plaçç në vend ishalla”
“Jo në këtë botë, po as në atë botë nuk të flas”
“Ajo ka dy sy, na sa një filxhan”
“Ëëëëë, plasën çokollatat edhe këtej”
”Krushqi me Jovan Bregun, pupupupu”
“Jo me jo ishin ca si të buta vetë”
“Kjo Irena nuk më do hiçç po kafenë ma bën të mirë shejtania”
“Unë e shikoja që ai më donte edhe ai nuk ma thoshte dot prandaj unë ja thashë vetë e para”
“Atë babanë tënd do ta hedh në gjyq ta dish! Fredi është babai im ai! Po pse ai që shani ju nuk është i imi ai!”
“O Fredi atë babin tënd, e njeh mirë ti apo jo? Jo moj nuk e njoh se kam parë ndonjëherë… Ku e di unë kush është babai im!”
“Shkon ti, po të sjell jot ëmë për dore”
“Po qaj ti moj, qaj plas. Irena mos qaj, ti Irena mos qaj”
“Për këto probleme jam i tmerrshëm, jam i llahtarisur”
“Më ardhtë djali gjallë në shtëpi s’e kam bërë”/revistawho.com
https://youtu.be/bCQOJ1S5HX8