Shqiptari ndërron jetë në Itali nga koronavirusi, bashkëshortja fjale prekëse

Një 61 vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi COVID-19.

Vetë bashkëshortja dha lajmin e hidhur përmes një një postimi në facebook.

“Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë i gjindshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i çmuar. Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide. “

Adrian Kazazi, ishte 61 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Sapo kishte dalë në pension pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

Virusi e goditi në mënyrë mjaft agresive duke i marrë jetën brenda pak ditësh.

Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona” shkruan bashkëshortja e tij Anila.

I gjithë komuniteti shqiptar në Romë është i tronditur nga ky lajm.

61 vjeçari jetonte me familjen prej shumë vitesh në Romë e i ishte një person i dashur, i respektueshëm, përherë i pranishëm në çdo event e aktivitet të organizuar nga shqiptarët e Italisë, citon ora.

Loading...