Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të pasur një rutinë të mrekullueshme mëngjesi është zgjimi i hershëm nga gjumi!
Pastaj nje mengjes i shendetshem eshte gjeja me e mire qe mund te beni per te fillu diten!
–Që mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, e kanë konfirmuar me dhjetëra studime.
-Eshtë vertetuar se ato që hajn mëngjes kan një përqëndrim më të lart gjat ditës dhe jan më aktiv!
-Duke filluar ditën me një mëngjes të ekuilibruar të pasur me proteina të shëndetshme mund të ndihmoje në stabilizimin e sheqerit në gjak gjatë ditës, në uljen e “urisë” për sheqer dhe yndyrë dhe në të qenit më vital.
-Të mënjanosh mëngjesin do të thotë që ju te keni më shum uri përpara kohës së drekës, e cila mund të shkaktoje mungesë përqëndrimi.Ato që nuk hanë mëngjes mund të jenë nervoz, të shqetësuar dhe të lodhur.
-Shumë të rritur nuk hanë mëngjes, me shpresë se do të dobësohen. Për fat të keq, ideja e humbjes së kilogramëve në këtë mënyrë është krejtësisht e dështuar.
-Anashkalimi i mëngjesit ne fakt të bën më të trashë dhe më pak të shëndetshëm;mbase ngacmon qendrën e trurit gjë që aktivizon nepsin për ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyrnash të dëmshme më von gjat ditës!
-Pra një ushqim i rregullt çdo mëngjes, ju siguron se nuk do ta teproni në drekë, do të jeni më të vëmëndshëm,më të përqëndruar, do të keni shëndet më të mir dhe do të punoni më mirë!
Cfar duhet te permbaj mengjesi!
-Qumeshti dhe produktet e tij jan burim i rendesishem i kalciumit, i cili luan rol te rendesishem ne shendetin e kockave!
-Dritherat e plota psh. tershera,buka e grurit plot (buka e zez, e parafinuar).Kto sigurojn sasi te mjaftueshme te niseshteve qe i japin energji organizmit!
-Fruta dhe perime te ndyshme, permbajn vitamina dhe minerale qe mbrojn organizmin nga smundjet e zemres dhe smundjet kronike!
-Nëse çdo mëngjes hani një grusht me arra, që janë të pasura me polifenole, kujtesa juaj do të jetë më e mirë për 19 për qind. Polifenolet reduktojnë nivelin e stresit oksidativ, çka ndihmon komunikimin në mes neuroneve në tru.
-Ushqimi i pasur me proteina për shembull vezë – do t’i japë trurit tuaj 20 për qind nxitje më të madhe në krahasim me ushqimin e mbushur me sheqer ose kapërcimin e tij. Proteinat, për dallim nga sheqeri i ofrojnë trurit burim konstant të energjisë.