Matteo Salvini,shpreh mirënjohje ndaj qeverisë dhe popullit shqiptar/ Telefonon Ramën: ‘Nuk do ta harrojmë’

Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka shprehur mirënjohje ndaj qeverisë dhe popullit shqiptar, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali për të luftuar kundër COVID-19.

Salvini shkruan në “Twitter” se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për këtë gjest të madh dashurie.

“Kam telefonuar kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për këtë gjes të shkëlqyer dashurie për Italinë.

Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tij, duke dërguar mjekë dhe infermierë, ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi, që nuk do ta harrojmë”, shkruan Salvini.

Loading...