Humb jetën 19-vjeçari italian, dyshohet për koronavirus

Nje tjeter precedent eshte regjistruar ne Londer me nje viktime ne moshe te re nga koronavirusi, qe per fat te keq eshte nga Italia.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 19-vjeçar italian të quajtur Luca Di Nicola, të cilit mjekët i kishin thënë që të mos shqetësohej shumë pasi kishte shëndet të mirë.

Di Nicola, i cili ka lindur në Nereto, Itali, punonte si ndihmës shef kuzhine në një restorant në Enfield, Londra Veriore, bashkë më nënën e tij Clarissa dhe partnerin e saj Vincenzo.

I riu ndërroi jetë në kryeqytetin anglez si pasojë e pneumonisë. Familjarët e tij janë shprehur se nuk po e marrin dot veten nga kjo tragjedi që u ndodhi pasi “ai ishte shumë i shëndetshëm.” Ata dyshojnë se 19-vjeçari ishte i infektuar me koronavirus por nuk e dinë me siguri pasi atij nuk i është bërë test.

Një e afërme e Luca-s u shpreh për La Repubblica:

“Një javë përpara se të ndërronte jetë Luca kishte temperaturë dhe kollë, të njëjtat simptoma kishte edhe e ëma dhe partneri i saj. Mjeku nga Londra i dha nipit tim paracetamol. Por Luca u bë keq më 23 mars. Mjeku e vizitoi në shtëpi dhe i tha se ishte i ri dhe i fortë dhe nuk kishte pse të shqetësohej nga një grip i keq.”

Ditën tjetër, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ai filloi të kishte dhimbje kraharori ndërsa e ëma vuri re se buzët ju bënë ngjyrë ‘blu’. Luca Di Nicola-s do t’i behet autopsia dhe do të testohet gjithashtu për të vendosur përfundimisht nëse e kishte pasur koronavirusin apo jo. /abcnews

Loading...