Infermierja tregon sa shpejt ua merr jetën koronavirusi pacientëve/ Në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente ikin

Një infermiere e spitalit Emhurst në New York të SHBA-së, përshkruan për CNN sa shpejt pacientët përkeqësohen në spitalin e tyre.

“Është e frikshme sepse megjithëse janë të sëmurë duken sikur janë në gjendje stabël,” thotë ajo.

“Më pas pikërisht në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente iknin”- thotë infermierja.

Infermierja tregon disa nga momentet e fundit të pacientëve që janë në gjendje të rëndë.

Loading...