Suedia është ndoshta një rast krejt ndryshe nga shtetet e tjera nëpër botë.Sa ndikon slili i jetesës së tyre në mospërhapjen e koronavirusit

Suedia është ndoshta një rast krejt ndryshe nga shtetet e tjera nëpër botë. 

Ndërsa njerëzit në gjithë botën e kanë të vështirë të qëndrojnë nëpër shtëpi në periudhë karantine nga koronavirusi, suedezët ngjan se e kanë mënyrë jetese të jetuarit gjatë të mbyllur në një apartament.

Kështu, suedezja 21-vjeçare Cajsa Uiiking shprehet se nuk e ka aspak të vështirë të rrijë në apartamentin e saj në gjendje të vetmuar, pasi shprehet se është mësuar të jetojë në këtë lloj mënyre.

“Në krahasim me kulturat e tjera, ne jemi shumë të mirë për të qëndruar në shtëpi. Kjo sepse ne nuk jemi shumë socialë. Kjo na e lehtëson barrën.

Unë po bëj punë shtëpie, organizoj dollapin tim, por edhe kam lexuar më shumë që kur jam mbyllur në banesë”, thotë ajo.

Në Suedi, më shumë se gjysma e shtëpive ka vetëm 1 banor. Shifrat e Eurostat vënë në dukje se shteti suedez ka përqindjen më të lartë të banesave në Europë, ku jeton vetëm 1 person. Mosha mesatare kur suedezët shkëputen nga prindërit është 19 vjeç, ndryshe nga mesatarja e BE-së, që është 26 vjec.

Ekspertët thonë se ky lloj modeli ndihmon që virusi të mos përhapet me shpejtësi të madhe, ndryshe nga vendet e BE ku jetohet me shumë banorë apo ka familje të mëdha.

“Nëse keni një familje me disa breza, sigurisht që do të keni një përhapje të shpejtë,” thotë Björn Olsen, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Uppsala. “Ne kemi shumë njerëz beqarë që jetojnë në Stokholm, në qytetet e mëdha të Suedisë, dhe kjo mund të ngadalësojë pak ritmin.”

Suedezët kanë mënyrë jetese të përshtatshme në kohë koronavirusi edhe kur dalin jashtë banesës. Ata nuk afrohen me njerëzit aq kollaj, nuk hyjnë lehtë as në biseda me persona që i rrethojnë. “Për sa i takon hapësirës sociale, suedezët e kanë në kulturën e tyre që ruajnë distanca të tilla”, thotë Lola Akinmade Åkerström, një autore në kulturën suedeze . Suedezët janë mësuar gjithashtu të “qëndrojnë në shtëpi në dhimbjen më të vogël të kokës”, shton ajo.

Ndërkohë, Suedia renditet edhe si shtet mjaft social, teksa iu jepet përparësi dhe komoditet në kushte e në punë atyre që janë të sëmurë.BW

Loading...