Katër gra nga katër shtete të ndryshme, në një front të vetëm.
Të gjitha pjesë e punës dhe fluksit të spitalit të Cremonës në Itali që është padiskutim ndër zonat më të goditura e me më shumë raste të COVID-19.
Në foton kryesore të këtij lajmi ndonëse fytyrat e tyre nuk dallohen për shkak të maskës, ato mbajnë në duar nga një karton që thjesht na idenfifikon shtetësinë e tyre. Bea infermierja nga Koumbia, kolegia e saj Ornela nga Shqiperia, pastaj mjeket Iolanda nga Afrika dhe Chiara nga Italia.
Bashkë bëjnë skuadrën e madhe të ndihmës së shpejte në Urgjencën e Cremonës ku mbërrijnë cdo ditë pa fund raste me COVID-19 dhe këta gra infermiere dhe mjeke nisin ti shpërndarjne në reparte të ndryshme..
“Bashkë do ia dalim. Kemi kuptuar se askush nuk shpëtohet dhe nuk mund tia dalë i vetëm”, thotë të katërta.
Ajo që shkrepi foton simbol është doktoresha Francesca Mangiatorti:
“Desha të përjettësoj forcën e madhe që po na jep kontributi I të gjithë kolegeve tanë brenda dhe jashtë vendit në këtë situatë të vështirë.
Po punojmë pa pushim, kemi shumë pak kohë dhe mundësi që të shohim njeri-tjetrin në sy ndonëse do të kishim shumë dëshira ta bënim këtë gjë, u shpreh doktoresha Mangiatorti.
Shumë shqiptarë e shqiptare punojnë në spitalet e Italisë prej vitesh, por dy ditë më parë iu shtuan edhe një personel tjetër prej 30 mjekesh dhe infermieresh të nisur posacërisht për këtë situatë nga qeveria shqiptare, të cilët janë vendosur tashmë në Brescia, citon vizionplus./ Burimi: Corriere