Presidenti amerikan, Donald Trump anuloi konferencën për shtyp që kishte planifikuar në samitin e G20-tës, për të respektuar vdekjen e ish-presidentit George H. W. Bush.
“Për të respektuar familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush do të presim deri pas varrimit për të zhvilluar konferencën për shtyp”, shkruan Trump në profilin e tij në “Twitter”.
“Presidenti Trump bashkë me bashkëshorten e tij Melania do të jenë gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington”, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
“Pritet që Trump të përcaktojë të mërkurën, 5 dhjetor, si ditë zie kombëtare”, theksoi Sanders./Ekspress
Loading...