Arrin në 52 numri i të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se u shëruan 8 persona të tjerë.
“Lajm i mirë. Edhe 8 të shëruar sot. Deri tani 52 të shëruar nga Covid-19”, shkruante ministrja.
Edhe kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale ku njoftonte për ndjekësit e tij shërimin e 8 pacientëve të tjerë.
“Lajm i mirë: 8 të shëruar sot”, shkruante ai.
Fatkeqësisht gjatë mbrëmjes së të hënës ndërroi jetë një tjetër person për shkak të koronavirusit. Një 82-vjeçare humbi jetën pasi vuante edhe nga disa sëmundje.
Ajo bëhet në këtë mënyrë viktima e 12 nga koronavirusi në Shqipëri. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 223
Loading...