Basha: S’ka rrugë tjetër veç distancimit social/ Situata seriozisht e jashtëzakonshme

Lideri i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se qeveria duhet të jetë e qartë me masat që vendos ndaj qytetarëve për kufizimin e lëvizjes së tyre, në një kohë kur atyre u kërkohet marrja e lejes në aplikacionin që nuk punon.

Në një komunikim virtual për gazetarët, Basha tha se duhet të rishikohet akti normatim i miratuar nga qeveria në kuadër të kësaj situate për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Aplikacioni nuk ka qenë funksional, këtë e pranoi dhe kryeministri. Duhet të thuhet troç dhe të shihen masat. E-Albania s’ka funksionuar dhe s’funksionon as sot. Nëse qytetarëve u kërkohet një kufizim i tillë, atë 1 orëshin, ta përfitojnë realisht.
S’ka rrugë tjetër që të mbash përhapjen e virusit, distancomi social. Ndaj këto masa duhet të merreshin më para se u morën.

Distancimi social vjen dhe me dhimbje të mëdha sociale, ekonomike e psikologjike. E di se sa e vështirë është bërë jeta juaj pas këtyre 3 javëve. Duhet të tregojmë më mirëkuptim. Bashkëshortët me njëri-tjetrin, më fëmijët, me të moshuarit, kjo është situatë realisht e jashtëzakonshme. Në emër tim, në emër të PD, dua të përsëris, apelin, thirrjen, ndaj qeverisë që mos t’i lërë këta njerëz vetëm.

S’ka rrugë tjetër për të bërë këtë, përveçse injektimin e parave tek ato familje si fillim, që janë në nevojë. Nuk është e vështirë, është e mundur. Akti normativ duhet të rishikohet që të gjithë personat që kanë nevojë, të ndihmohen. Akti fillon nga 1 prilli, tani thonë se do mbulohet dhe një pjesë e marsit. Kjo është mungesë transparence. Çfarë do bëhet me këta njerëz që nuk kanë kursime?! Është koha që gjithsecili të bëjë detyrën e vet. Asnjë familje në nevojë mos të privohet për gjëra bazike.”, tha Basha.

Loading...