Gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë përjashtohen nga urdhri për të mbyllur bizneset për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Ky është urdhri i ri i Ministrissë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kjo do të thotë që duke nisur nga kjo e martë, 31 mars, libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë do të jenë të hapura për të ofruar shërbim për qytetarët.
Urdhri për mbylljen e gati çdo biznesi erdhi më 9 mars, pasi në vend u regjistruan dy rastet e para me COVID-19.
Loading...