Kurora e malit , vendi i shenjtë i mrekullive!

Vendasit e kanë quajtur “Kurorë “ pra është kurora e malit ka një rrugë qorre ndërsa udhëtimi kryhet me kafshë nga përroi deri në kurorë në këmbë mbanë 3 orë nëpër një udhe ku rrihet shpesh nga besimtarët ,nga fakirët dhe të tjerë njerzë të devotshëm, që shkojnë tek Tyrbja e Baba Hamza Kurorës.

Si histori e ndërtuar nga vendalinjtë, por që shprehet në këtë rrëfim të shkurtër është fakti :dervishi ka shërbyer me vepra të mira në shërbim të njerëzisë.Ai lutej për ata dhe gjenë e gjallë për mbarësi e bollëk.Luftonte sëmundjet dhe i mbronte në cdo kohë.

Tyrbja e dervishit u bë përherë një strehë e përhershme, e tyre.Ishte një lloj ylli tërheqës që rrezatonte shpresë.Fakti, që kjo tyrbe gjëndej përkarshi Tomorit ishte një ndihmë në realizmin e lutjeve të shënjtorit.Kurorën, banorët e kanë preferuar ta kenë si vend për lutje, që nga kohërat e antikitetit.

E kanë preferuar si pika më e lartë e malit.Kurora e tij.”Në lindje të diellit:O Zot na shto bagëtit!”.Lutja e tyre.Bektashinjtë këto vende i shfyrtëzuan për ti kthyer në shërbimin e tyre.Ardhja e një dervishi simbolizon ardhjen e shpresës dhe mirësisë.Ngjiste që lutjet e kryera nuk binin ndërkohë në vesh të shurdhër. Një dritare që mbahej në çdo kohë hapur.Ishte dervishi.

Për të mos mbetur fjalë e pathënë tre faktorë:a-lartësia qiellore.b-teqet përkarshi njera-tjetrës.Tomori,Kurora etj.c-Përbënë mister ndoshta.Shikojnë në kohë lutjesh njeri-tjetrin.

Shkëmbejnë mesazhe.Ndihmojnë njeri-tjertin me energjinë e tyre.Kështu rritet potencialisht energjia dhe ndikimi për tu realizuar lutja.Atje lartësia është qiellore.

Ndërkaq megjithëse faktet nuk rrinë fshehur tek këmba e malit kjo s’do të thotë ndërkohë se këtu kemi një tokë të bekuar.Është më së paku toka, që ka mirëpirut dervishin,që ka respektuar kultet shpirtërore dhe forca e dervishit e ktheu në shërbim të njerëzisë.

Sot Kuorra është kult fetar.
Kur dervishi mbylli jetën u varros në tyrben etij.Tyrbja e Baba Hamza Kurora është si të gjithë tyrbet e këtij tarikati.

Me dy ngjyra.E bardha dhe e gjelbëra.Me 12 ndarje.Simbolikë e arkitekturës bektashiane.12 imamët e shenjtë simbolizohen.Kjo kullë në këtë lartësi të malit Tartar ngjason me një observator.Tyrba Baba Hamza kurora administrohet nga nje dervish komuniteti bektashi eshte organizim fetar ,gjyshata Vlore.

Loading...