Kapet ko.kainë e he.roinë, tre në pr.anga/ Koronavirusi nuk ndal as tr.afikun e dr.ogës

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Durrësit, për akuzën e prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Elio Çibuku 28-vjeç, organizator i grupit, Fabio Karaboja 20-vjeç shpërndarësi dhe një vajzë e moshës 20-vjeçare, me inicialet M.M.

E gjithë skema funksiononte në këtë mënyrë: Çibuku siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte Fabio Karabojën, i cili ndihmohej edhe nga 20-vjeçarja. 28-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar më herët në vitin 2014 në Durrës për të njëjtën akuzë, ku pas një kontrolli në banesën e tij u gjetën 600 gram heroinë.

Kokaina ose heroina shitej në qytetin e Durrësit me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një, dhe në momentin e arrestimit, Karaboja, (shpërndarësi) u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë.

Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekuestruar 244 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza; 239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza; 2 peshore elektronike; rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte F. K., për të shpërndarë.

Loading...