Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Burime nga Policia e Vlorës bënë me dije se në kuadër të operacionit “Ramica” u arrestua Inton Veshaj, në banesën e tij, në fshatin Ramicë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 49-vjeçarin, me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ngjarja i përket muajit shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.
Loading...