Ndonënëse muajin që sapo lamë shumica e qytetarëve kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë lëvizur në mënyre të kufizuar me automjete si masë parandaluese për mospërhapjen e coronavirusit, sërish nuk kanë munguar aksidentet rrugore fatkeqësisht edhe me viktima.
Në mars të vitit 2020 në të gjithë vendin janë shënuar 74 aksidente me 9 viktima.
Një prej aksidenteve më të rënda ishte ai i mbrëmjes së 18 marsit në autostradën Fushë Krujë-Laç, ku një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 4 shtetas të moshave nga 33 deri ne 45 vjec që udhëtonin në mjetin “Audi”.
Krahasuar me një vit më parë kurba e aksidenteve ka rënë ndjeshëm. Në mars të vitit 2019 në vend janë shënuar 127 aksidente rrugore me 25 viktima.
Nisur nga numri i lartë i aksidenteve në vend Ministria e Brendshme ia ka dedikuar këtë vit sigurisë rrugore dhe pritet që në këtë kuadër të bëhen ndryshime në Kodin Rrugor./lajmifundit