Koronavirusi tashmë ka gjunjëzuar gjithë botën mbarë, ku ka shkaktuar shumë humbje në viktima dhe të prekur.
Kështu duke cuar në krizë globale gjithashtu edhe ekonomitë e vendeve super të fuqishme.
Pandemia e koronavirusit është kriza më e keqe botërore që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
I pyetur se çfarë e bën këtë emergjencë që të shkaktojë “krizën më të keqe botërore që nga themelimi i OKB-së 75 vjet më parë”, Guterres theksoi se është “kombinimi i një sëmundjeje që kërcënon të gjithë botën dhe ka një ndikim ekonomik që do të çojë në një recesion të paprecedentë në të kaluarën e afërt”.
Loading...