Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë.
Nisur nga fakti që efektivët e policisë në këto ditë të vështira që vendi po kalon janë në krye të detyrës për të garantuar respektimin e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19, Baba Mondi ka vlerësuar vështirësinë e tyre në punë, duke zgjedhur të kontribuojë sadopak që ata të jenë të sigurt në punë.
Kështu, ditën e sotme Baba Mondi shkoi personalisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku i dorëzoi kryepolicit të Tiranës, Rebani Jaupi, maska mbrojtëse për punonjësit e policisë dhe dezinfektantë.
“Jemi në ndihmë të atyre që janë në front të parë. Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin”, u shpreh Baba Mondi.
Drejtori i Policisë së Tiranës u shpreh se policia është në mbrojtje të qytetarëve, ndërsa falenderoi Baba Mondin për gjestin solidar, por edhe të gjithë qytetarët që janë korrekt me orët e lejuara.