Thyen karantinën dhe del me makinë nga banesa, 29-vjecari v.des në aksident

Nje aksident ka ndodhur prane Gerdecit ne Tirane ndersa policia tha se i perfshire eshte nje shtetas qe ka shkelur karantinen duke dale ne menyre te parregullt nga banesa. Lajmifundit.al meson se si pasoje e ngjarjes, i riu ka humbur jeten.

Policia tha se me datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtesen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetesore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...