I mbijetuari rrëfen sesi prifti abuzonte seksualisht me të

Një 49 vjeçar ka rrëfyer pas shumë vitesh sesi një prift katolik i drejtoi një armë në kokë teksa e abuzonte seksualisht, kur ishte adoleshent.

Avokati i tij, Steve Boyd, tha se abuzimi ka ndodhur pasi Dioqeza e Buffalos mori një ankesë për priftin nga një tjetër viktimë e supozuar në vitin 1980.
Pretendimet kundër të ndjerit Michael Freeman u raportuan për herë të parë nga The Buffalo News. Në atë kohë Michael Freeman ishte një pastor i famullisë së Lartë në Lancaster të Nju Jorkut.

Avokati ka dorëzuar një kërkesë në të cilën kërkon dëmshpërblimin e viktimave të dioqezës së Buffalos. Ai u shpreh se Freeman në formë shakaje do t’i drejtonte armën, që ta detyronte viktimën të merrte pjesë vullnetarisht në abuzim.

“Dhe nëse fëmija nuk do të merrte pjesë me dashje në abuzimin seksual të Freemanit, Freeman do ta kërcënonte në formë shakaje me armë. Ai gjithmonë e mbajti atë të fshehur. Dhe disa herë, Freeman i vuri armë kokës së djalit.”tha Boyd, sipas The Buffalo News.

(BalkanWeb)

Loading...