Sali Berisha: ‘Këta narkoqeveritare sa më shumë vjedhin aq më shumë mashtrojnë’

Ish- kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar ministres Olta Xhaçka se në regjistrin e shtetit janë më shumë familje në nevojë nga ç’po ndihmon operacioni humanitar.

Xhaçka tha se janë 600 mijë familje që po ndihmohen në 24 orë nga operacioni humanitar por Berisha pretendon se janë 740 mijë familje.

Po ashtu Berisha i kundërpërgjigjet Xhaçkës duke i thënë se u kap me presh në duar për tenderin e ushqimeve dhe pse ministrja pretendon se procedura e tenderimit është kryer në mënyrë të rregullt.

STATUSI I SALI BERISHËS

Nga skandali ne mashtrim, Ndrikull Xhaçka: “Po ndihmojme 600 mije familje”, nderkohe qe ne regjistrin e shtetit jane gjithesej 740 mije familje?!
Narkoqeveritaret sa me shume vjedhin aq me shume mashtrojne!

Miq, ndrikull Xhaçka, e kapur me presh ne dore me tenderin e ushqimeve qe ja dhuroi nje kompanie qe nuk merrej me ushqimet, u deklaron shqiptareve per te mbuluar skandalin e vjedhjes ne epidemine e covid19 se operacioni humanitar po ndihmon 24 ore 600 mije familje. Mirepo ne regjistrat e shtetit shqiptar sipas regjistrimit te fundit ne Shqiperi ekzistojne gjithsej 740 mije familje!

Miq, keta narkoqeveritare sa me shume vjedhin aq me shume mashtrojne. sb

Loading...