Çfarë do bëjë nëse e dashura të tradhton? Si përgjigjet ‘Zogu’

Personazhi më i komentuar në media, Hermes Nikaj, vjen me një deklaratë të fortë për “gsh.al” në emisionin “Dikush”.

I pyetur se çfarë do bënte nëse e dashura e tradhton me një femër, ai thotë se i duken shumë kot dy femra me njëra-tjetrën.

Me një mimikë të vrenjtur, Hermesi duket se nuk i pëlqen fare çiftet e të njëjtit seks, i deklaruar tashmë hapur, për herë të parë kundër.

Sa i përket pyetjes, së drejtueseve Anilda Kaçaçi dhe Keisi Shtëpani, Hermesi shprehet se do e falte.

Në pamje të parë tolerant, por gjatë emisionit e përsërit disa herë që është fanatik, madje më shumë seç duket.

Njeri që harxhon shumë lekë, që i japin shumë lekë që nuk e prish qejfin me askënd; fundja kështu mund të ishte dikush që i rri “sahati 12”.

(BalkanWeb)

Loading...