Mbyllet një epokë në Gjermani. Nga votimet në Hessen pritej një tronditje, por askush nuk e priste që të nesërmen do të ishte dita e njoftimit të lamtumirës nga politika e kancelares Angela Merkel, në fund të legjislaturës, dhe të heqjes dorë nga presidenca e partisë.
Disfatat elektorale në Mynih dhe Frankfurt prodhuan tërmetin e imagjinuar nga Wolfgang Schaeuble e pak më shumë se 10 pikë i janë dhënë Partisë së Gjelbër dhe ultra të djathtëve të AfD-së (CDU ka marrë 27%) në landin e Volker Bouffier, ku kancelarja zbriti në fushatë duke vënë ”fytyrën e saj” dhe duke përshpejtuar kohën mbi komunikimin e një vendimi të pjekur para verës së ardhshme.
Qeveria e Grosse Koalition, megjithatë, sipas reagimeve të sotme, tani për tani mbetet ende në këmbë.
As socialdemokratët, me 19,8%, të cilët ishin të fortë në vitin 2013 kur morën mbi 30%, nuk kërkuan të dilnin në pah: ata u kufizuan duke kërkuar për herë të njëqindtë dorëheqjen e ministrit kontravers, Horst Seehofer dhe duke numëruar gjërat që duheshin bërë, edhe pse askush nuk dha dorëheqjen në Willy Brandt Haus (Selia qendrore e socialdemokratëve).
Andrea Nahles dhe Olaf Scholz ecin përpara, ndërsa në CDU lufta kundër pasardhësit të Merkelit ka filluar tashmë, pasi deri tani ka tre kandidatë zyrtarë dhe disa emra të tjerë që qarkullojnë ndërmjet kundërshtarëve të vjetër dhe të rinj të kancelares.
Rikthehet në fushë edhe një rivali i vjetër, juristi Friedrich Merz, ish-kryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve në vitin 2000-2002, si dhe kritiku i Merkelit, Jens Spahn, ministër i Shëndetsisë si dhe e preferuara e kancelares, Annegret Kramp-Karrenbauer (e quajtur ndryshe AKK – shën. i përkth.).
Ka nga ata që nominojnë edhe emrin e presidentit të Bundestagut, Schaeuble. Ndërsa presidenti i Westfalisë, Armin Laschet, ka njoftuar se dëshiron të reflektojë mbi një hap të mundshëm përpara.
Pas humbjes në Hessen, presioni në CDU-në e saj do të ishte shumë i fortë, por kancelarja i doli përpara kësaj gjëje duke arritur, si gjithmonë, t’i zhvendoste të gjithë.
”Imazhi i qeverisë është i papranueshëm, ka humbur besueshmërinë”, pranoi ajo.
“Jam e bindur se sot është koha për të hapur një kapitulli i ri”, tha Merkel, e cila u shfaq në shtyp më serioze se zakonisht.
“Për mua sot është koha për të njoftuar në vijim, së pari në kongresin e ardhshëm të partisë në Hamburg se unë nuk do të jem më kandidate për presidencën e CDU-së, dhe së dyti, ky mandati i katërt do të jetë i fundit për mua si kancelare”, theksoi ajo.
”Në zgjedhjet e 2021 nuk do të kërkoj të jem më kancelare apo si parlamentare në Bundestag dhe nuk do të aspiroj më për poste të tjera politike”, shtoi Merkel.
Megjithatë, ka një pikë tjetër, me të cilën Merkel vendos qartë se për momentin nuk ka ndërmend të heqë dorë.
“Për pjesën tjetër të legjislaturës jam e gatshme të vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar”, shtoi ajo.
Është e vështirë të parashikohet nëse Merkel do të ketë sukses në ndikimin e saj duke imponuar sekretarin e përgjithshëm Karrenbauer ose nëse do të fitojnë profilet më konservatore, të cilat do të zhvendosnin CDU në të djathtë, veçanërisht në frontin ekonomik dhe social.
Në Gjermani, ku të gjelbrit po triumfojnë, partia e dytë në Hessen dhe, sipas sondazheve, edhe në Parlamentin e Berlinit, opsioni që CDU të mbetet në pushtet do të ishte AKK-ja.
Por, ky nuk do të ishte ndryshimi që partia dhe politika gjermane kanë nevojë./ (Nga Rosana Pugliese) /os/ a.jor.