Itali/ Shënohen lëkundje tërmeti gjatë natës

Në orët e natës dhe në agim qytetaret italianë ndjenë disa lëkundje tërmeti.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali, janë regjistruar tre lëkundje toke.

Njëra u shënua në Romë me magnitudë 3, ndërsa dy të tjera në Crotone me magnituda 3.3 dhe 3.8.

Për fat të mirë nga tërmetet nuk pati dëme.

Lëkundje vijnë në një kohë kur Italia po lufton me COVID-19, që ka marrë mijëra jetë italianësh.

Loading...