Sarandë/ Qytetari në lëvizje në mbrëmje, debaton me policinë: ‘Do më fusni në burg’

Policia e Sarandës vijon kontrollet si në të gjithë vendin për zbatimin e masave dhe orarit të vendosur për lëvizjet në një situatë të krijuar për shkak të koronavirusit.

Qytetarët duhet të jenë karantinë në banesat tyre pas orës 13:00, ka dhe nga ata që për shkak të punës duhet të lëvizin madje dhe pa leje.

Në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme qytetari shprehet se ka qenë në punë dhe është i detyruar për të punuar për të mbajtur familjen, ndërsa nuk di të përdorë adresat që jepen për të marrë leje, citon balkanweb. Ai nuk pranon të japë emrin fillimisht dhe ‘sfidon’ policët duke i thënë nëse do ta fusin në burg kur nuk ka bërë asnjë krim.

Loading...