Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me problematikën e shumë shtetasve shqiptarëve të cilët po qëndrojnë në pikat kufitare më Greqin dhe Malin e Zi pa mundur dot të futen në vendin tonë.
Lideri i opozitës thotë se situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
Basha i bën apel qeverisë që të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh, sipas tij, mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.
Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore, shton Basha.
Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.