Çdo e keqe që pllakos ka edhe ndonjë të mirë të vogël!

Nga Prof. Dr. Artan Fuga.

Çdo e keqe që pllakos ka edhe ndonjë të mirë të vogël!

Ja, thonë se Kina ka zhdukur ndotjen atmosferike këto javë shkak për shumë sëmundje!

Tre ditë pa vetura në Tiranë, me siguri ndotja bie edhe këtu! Bien kanceret!

Njeriu, sikurse shteti i përgjegjshëm, ca rezerva duhet t’i vejë mënjanë për ditë të keqe!

Për mua, mbyllja nga virusi, më bëri të nxjerr nga sënduku këto libra për “design thinking” pra për të gjykuarit në mënyrë interaktive! Gjykim nëpërmjet komunikimit!

Sa na mungoooooon ! Secili mendon për vete, bën monologje me vete, dëgjon thjesht veten e vet, e kupton tjetrin sipas vetes, një lloj izolimi jo nga virusi por nga të tjerët.

Një lloj paranoje e rrezikshme që të çon në greminë si njeri, si shoqëri, si komb!

Unë po izolohem në shtëpi me këto libra! Sikurse thoshte miku im i ndjerë Gramoz Pashko, që t’u heq nja “shtatë lëkurë”! Mbase çizolohem nga trutë!

Izolim nga virusi, ç’izolim nga mendja!

Ç’izolim nga virusi, izolim në tru!

Loading...