Një vështrim nga Dr Alban Ylli ( epidemiolog) ku mund të gjeni shumë përgjigje

Nje veshtrim nga
Dr Alban Ylli ( epidemiolog) qe mendoj qe gjeni shume pergjigje ….

🔘Megjithese disa shenja te sjelljes se epidemise nga Covid 19 ne vende te ndryshme mund te duken inkurajuese, duhet parasysh se:

🔘Pandemia nuk ka pamjen e nje vale qe ulet dhe ngrihet ne te njejten kohe ne te gjitha vendet e bote.
Ajo e shpreh potencialin e saj ne vende te ndryshme ne varesi te kohes qe i eshte dashur virusit te krijoje nje rezervuar qarkullimi te qendrueshem ne popullata te ndryshme, para se kaloje ne qarkullim intensiv.
🔘Masat e distancimit social apo fizik jane nje element shume i rendesishm qe me siguri po ndikon ne frenimin e epidemise ne shume vende ku ato jane marre heret ne kohe‼️
🔘Megjithate, duket se kurbat e epidemise po mbahen deri diku ‘te shtypura’ dhe vlerat e R0 relativisht te uleta, nderkohe qe virusi ende nuk e ka shprehur potencialin e vet.

🔘Duke ruajtur potencialin e vet, qarkullimi i virusit mund te jete duke u sjelle si nje suste e shtypur nen efektin e masave drastike te distancimit social. 🔘Nese keto masa do te lehtesoheshin para kohe, pa u zevendesur me nje qasje re re, me siguri virusi do te fillonte shpejt te qarkullonte ne menyre intensive me gjithe pasojat perkatese.‼️

🔘Me afrimin e veres dhe ndryshimin e kushteve te motit, potenciali i sustes per te shperthyer serish, do te zvogelohej shume, por eshte ende shpejt per te perfituar nga kjo.📍

🔘Nderkohe qe distancimi po funksionon, virusi vijon te replikohet ne individet e infektuar dhe te qarkulloje ne shkalle te reduktuar ne komunitet apo ne familje📍. 🔘Do te duhen disa jave qe zinxhiri i trasmetimit te nderpritet ne menyre te qendrueshme. Do te duhej te observonim renie te qendrueshme per rreth dy jave para se te rekomandohej hapja graduale e shoqerise dhe kthimi ne normalitet.‼️‼️

🔘Organizata Boterore e Shendetesise rekomandon qe nderkohe qe situate mbahet nen kontroll permes masave drastike mbi gjithe shoqerine, eshte e nevojshme te rriten pergatitjet dhe kapacitetet, per t’i zevendesuar ato gradualisht me pershkallezim te masave specifike te shendetit publik ne komunitet.

🔘Se fundi, faktet tregojne qe virusi SARS-Cov19 do te vijoje te qarkulloje dhe shkaktoje deme shendetesore ne shkalle me te ulet edhe kur vemendja e shoqerise te jete larguar prej tij. Masat do te duhet te vijojne edhe ne kujdesin spitalor.

Loading...