Tepelenë, 75 familje në nevojë në njësinë Qendër u ndihmuan sot me ushqime

75 familje në nevojë në njësinë Qendër të bashkisë Tepelenë, morën sot pako me ndihma me ushqime, që stafi i bashkisë ua çoi shtëpi më shtëpi, në kushtet e masave që njerëzit nuk duhet të dalin për të mbrojtur shëndetin e tyre nga përhapja e COVID-19.

“Vijojmë pa ndalur deri në derën më të largët çdo orë, çdo ditë me këdo që gjendet në vështirësi. Ekipi i bashkisë Tepelenë, është pranë çdo njerit që në këto ditë ndjehet i izoluar dhe pa ushqim, pa përkujdesje”, u shpreh bashkia e Tepelenës.

“Askush nuk do të ngelet jashtë vëmëndjes. Kërkojmë mirëkuptimin Tuaj dhe të jeni solidar për ata që vërtetë kanë më shumë nevojë. Sot ishim në Njësinë Qendër ndërsa, nuk do të ndalemi asnjë ditë. Gjithashtu edhe në qytet, nesër do të rikthemi sërish pas 3 ditësh në fshatra, megjithëse aksioni do të vijojë, grupet e tjera të patronazhimit që kanë trokitur në çdo derë do të vijnë t’ju sjellin porositë tuaja dhe ndihmat tona. Askush nuk do të harrohet, qëndro në shtëpi”- citon njoftimi i bashkisë Tepelenë./atsh

Loading...