2 peshk koc
4 patate, 2 karrota
2 degë selino
2 kokrra limon
1 spec djegës
6 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
200 ml verë e bardhë
2 gjethe dafine
Kripë, piper i zi
Fillimisht marinojmë peshkun me lëng limoni, kripë dhe piper të zi. I bëjmë më pas peshkut 2 prerje të holla në shpinë nga të dy anët.
Hapim barkun e tij dhe brenda vendosim një thelpi hudhër prerë në feta, dy gjysëm feta limoni dhe një degë majdanoz.
Patatet e qëruara i presim në feta ose në kubikë dhe i vendosim në ujë të vluar me kripë për 3 minuta dhe pasi ti lyejmë me vaj ulliri dhe kripë i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë presim karrotat dhe selinonë në feta.
Në një tigan me pak vaj copëtojmë pak spec djegës dhe shtojmë perimet të cilat i kaurdisim për 10 minuta duke shtuar dhe 2 thelpinj hudhër, majdanoz të grirë, kripë dhe piper të zi.
Nxjerrim patatet nga furra, vendosim tek patatet 2 gjethe dafine dhe perimet që kaurdisëm në tigan.
Vendosim më pas peshkun midis patateve, e spërkasim me lëng limoni dhe ½ e sasisë së verës dhe e vendosim përsëri tavën në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius për 10 minuta.
Më pas shtojmë pjesën tjetër të verës dhe e lemë në furrë dhe për 8-10 minuta të tjera.