Angazhimit të bashkisë Tepelenë për t’iu gjenduar pranë me ushqime çdo familjeje në nevojë, në kushtet e situatës së fatkeqësisë natyrore që po kalon vendi nga COVID-19, i është bashkuar edhe biznesi i zonës.
100 familjeve në nevojë në njësinë Qendër, iu shpërndanë pako me ushqime në shtëpitë e tyre, nga ekipet e bashkisë të anagazhuar në këtë proces.
“Në bashkinë Tepelenë, parashikojmë në total rreth 750 familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar, të mbështesim me ndihma me ushqime.
Por nuk do të lëmë vetëm askënd në këto ditë të vështira”.- tha për ATSH-në , Tërmet Peçi kryetari i bashkisë Tepelenë./atsh
Loading...