Këngëtarja e njohur përcjellë një mesazh të fortë në rrjet/ Rezultoi me koronavirus bashkë me djalin 3-vjeçar

Këngëtarja Pink ka përcjellë një mesazh të fortë në rrjet.

Ajo ka bërë me dije se sëbashku me djalin 3-vjeçare kishin rezultuar pozitivë me Covid-19.

Edhe pse fatmirësisht dyshja tashmë e kanë kaluar virusin me sukses, Pink ka ndarë disa fjalë me fansat.

“Dy javë më parë, djali im tre vjeçar, Jameson, dhe unë po shfaqim simptoma të COVID-19.

Për fat të mirë, mjeku ynë kishte qasje në teste dhe unë rezultova pozitive”, shkroi Pink në Instagram të premten, duke bashangjitur një foto me të birin.

Po ashtu Pink bën me dije se do të dhurojë 1 milionë dollarë për Fondin e Urgjencës së Spitalit Universitar dhe për Fondin e Krizave të Urgjencës në Los Anxhelos.

“Familja ime është izoluar në shtëpi dhe ne vazhduam ta bëjmë këtë për dy javët e fundit sipas udhëzimit të mjekut tonë.

Vetëm disa ditë më parë ne u ritestuam dhe tani jemi fatmirësisht negativë”, shkroi ajo.

Pink ka lutur ndjekësit të qendrojnë në shtëpi dhe ta marrin seriozisht sëmundjen.

Këngëtarja ka falenderuar njëkohësisht mjekët që po kujdesen çdo ditë për të gjithë.

Loading...