Tregti ko.kaine e he.roine me biçikletë në kushte karantinimi, e fejuara hedh nga dritarja….

Me marrjen e masave të karantinimit të “COVID-19”, duke se dhe eksponentët kriminalë kanë ndryshuar format e veprimeve dhe rregullat e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Dy persona në qytetin e Durrësit në këtë periudhë karantinimi kishin zgjedhur të shpërndanin me biçikletë lëndën narkotike të llojit kokainë dhe heroinw.

Lënda narkotike zotërohej nga Elio Çibuku, tashmë i arrestuar nga policia e Durrësit dhe lënë në masën e “arrestit në burg” sot nga gjykata, ndërsa personi që e shpërndante me biçikletë ishte Fabio Karaboja, i cili shkonte në çdo shtëpi klienti apo rrugë të Durrësit, duke shpërndarë mallin e kërkuar.

Ngjarja ka ndodhur në 30-31 mars 2020, ku Karaboja dhe shefi i tij Çibuku, tashmë të dy të mbyllur në qeli nga gjykata, janë arrestuar në një tentativë të shitjes së dhjetëra dozave të heroinës dhe kokainës në Durrës.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar dhe e fejuara e Fabio Karabojës, shtetësja shtatzanë Melisa Muka, e cila në momentin kur ka hyrë policia për kontroll në banesë ka hedhur nga dritarja lëndën narkotike që çifti mbante në shtëpi dhe tw cilwn e shiste në zona të ndryshme të Durrësit.

Ndryshe nga bashkëshorti i saj Fabio, gjykata e Durrësit për Melisa Mukën, vendosi të caktojë masën e “arrestit në shtëpi”, kjo për shkak të gjendjes së saj shtatzanë. Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit në datën 30 mars, pikërisht në orën 10:35 Fabio Karaboja ka dalë nga banesa e tij me një automjet tip Benz dhe ka shkuar në lagjen nr.6 të qytetit, ku në ambientet e jashtme të lokal “Ilpunto”, është takuar me Elio Çibukun, ku ky i fundit i ka dhënë Fabios diç në dorë dhe një shumë lekësh.

Të nesërmen e kësaj date, në 31 mars rreth orës 10:21, të dy këta persona janë mbajtur në vëzhgim nga policia, ku ka rezultuar se Fabio Karaboja, ka dalë nga banesa e tij me biçikletë me ngjyrë jeshile dhe është nisur në drejtim të lagjes nr.6, ku herë pas here kthente kokën majtas-djathtas në mënyrë të shpeshtë dhe dukej i trembur.

Një makinë policie që i ishte vënë nga pas, e ka urdhëruar të ndalojë por Karaboja ka bërë sikur s’ka dëgjuar dhe ka vijuar rrugën me shpejtësi. Sërish punonjësit e policisë që i ishin vënë në ndjekje, i kanë prerë rrugën me makinë, duke u përpjekur ta ndalojnë, por pa rezultat. Kjo pasi Karaboja ka hyrë në një rrugicë pa dalje, dhe në ndjekje e sipër lëndën narkotike tw llojit heroinw dhe kokainw e ka hedhur lëndën në oborrin e shtëpisë së Isuf Pjakës.

Më pas ai është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar në ambientet e jashtë të shtëpisë së Pjakës.

 Pas ndalimit të tij, policia ka vrapuar për të kryer një kontroll në banesë, ku teksa oficerët janë paraqitur në shtëpi, e fejuara e Fabio Karaboja, Melisa Muka, ka kuptuar gjithçka dhe lëndën narkotike prej rreth 500 gramë e ka hedhur nga dritarja, e katit të dytë. 

Gjatë kontrollit policia ka gjetur brenda në banesë peshore elektronike, gërshërë, letra alumin. Ndërkohë në të dyja objektet e kontrolluara si tek shtëpia e Fabio Karaboja dhe shefit të tij, Elio Çibuku, janë sekuestruar në total 4 milion e 500 mijë lekë të vjetra, para këto që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të lëndëve narkotike.

Loading...