Aroma dehëse e çajit të malit, bashkuar me aromën fantastike të freskët të limonit dhe atë hyjnore të mjaltit janë padyshim ndjellëse të shijes. Por vlerat e tyre shëndetsore të bashkuara në një recetë të vetme janë të jashtëzakonshme për shëndetin.
Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.
Kjo është kura e vjetër natyrale e popullore e gjysheve dhe stërgjysheve, të cilat në ditët dhe netët e ftohta të dimrit mbanin përherë mbi sobë një ibrik me çaj mali gati për t’a shërbyer për të gjithë familjen.
Që në gllënkën e parë të këtij çaji fantastik ndjen se si kjo superfuqi natyrale ngroh menjëherë organizmin dhe çliron trupin, ndihmon në lehtësimin e fytit e zbutjen e kollës gjithashtu, ashtu siç lufton gripin dhe të gjitha komplikacionet që sjell i ftohti.
Të përgatitur me tre nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, çaj mali, mjaltë e limon, më shumë se sa një çaj, kjo pije është zëvendësuesi i shkëlqyer i çdo lloj medikamenti në lehtësimin e problemeve shëndetsore që na prekin nga i ftohti dhe dimri.
Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin
Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave , çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.
Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.
Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.
Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.
Limoni, mbreti i të gjitha agrumeve në vlera
Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë.
Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin.
Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut.
Lëngu i limonit është fantastik kundër etheve të të ftohtit, gripit dhe ndërlikimeve që sjell ai për trupin.
Limoni ndikon në uljen e temperaturës, forcon imunitetin dhe lufton virozat.
Mjalti, nektari i natyrës për njeriun
Është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.
Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.
Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.
Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.
Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.
Receta e përgatitjes
Një grusht me çaj mali
Një lugë çaji me mjaltë
Dy lugë gjellë me lëng limoni
Një filxhan çaji me ujë
Përgatitja
Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit. Çaji pihet kur është i ngrohtë.