Një ide për darkën

Ja receta e pastave me patate për mbrëmje të kadifenjta.

Përbërësit:

250 gr pasta pipe
600 gr patate të verdha
1 qepë
1 degëz rozmarinë
3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë dhe piper
Përgatitja:

Qëroni patatet, thajini dhe pritini në kubikë.

Skuqini qepën e grirë në pak vaj së bashku me rozmarinën, shtoni patatet, piperin dhe kavardisini në zjarr të ulët.

Zieni pastat al dente dhe bashkojini tek patatet derisa të arrihet një trashësi kremoze.

Servirini të ngrohta me pak vaj ulliri dhe një degëz rozmarine.

Loading...