Mëngjesi është një vakt që nuk duhet evituar.
Madje për të duhet treguar shumë kujdes dhe rëndësi, pasi është sasia e parë e ushqimit që marrim në fillim të ditës.
Sipas një studimi të publikuar ne American Journal of Clinical Nutrition thuhet se nëse nuk konsumohet mëngjesi, atëherë rritet rreziku për atak kardiak dhe diabet.
Mëngjesi është si ari! Duhet të konsumojmë në mëngjes ato ushqime që kanë kaloritë dhe vlerat e duhura, dhe jo produkte të dëmshme.
Nëse nuk hani mëngjes atëherë keni nivele më të larta insuline të cilat do të sjellin edhe rritje të kolesterolit të dëmshëm. Megjithatë ende ka diskutime se cili është mëngjesi ideal, ai anglez, amerikan, italian, gjerman..
Mëngjesi amerikan: Kryesisht konsumohet kafe, portokalladë, bukë, gjalp, ëmbëlsira, petulla, proshutë, djathë, vezë…
Mengjesi italian: Qumësht, kafe, bukë të thekur, marmalatë, kos, lëng i freskët portokalli. Kush nuk e preferon kafen, konsumon cajin.
Mëngjesi anglez dhe gjerman: Vezë të skuqura, mustardë, briosh. Një mëngjes me shumë kalori dhe plot yndyrna. Niveli i kalorive në nje mengjes te tille është deri në 1000.
Dietologët nuk ndryshojnë mendim kur thonë se në tavolinë, jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë vakteve të tjera duhen vënë ushqime të shëndetshme, me kalori të kontrolluara, të fresketa.
Mënyrën se si hani mëngjes e zgjidhni ju, por apeli është i vazhdueshëm: Mos dilni nga shtëpia pa futur dicka në gojë!