Molly Lixey, një ish-infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar me anë të një videoje të postuar në Facebook se si njerëzit e përhapin virusin, pavarësisht se kanë veshur doreza.
Ajo vendosi që të bënte videon pasi shkoi në supermarket dhe pa shumë njerëz me doreza që bënin veprime të gabuara.
“Dua të tregoj me anë të bojës se si përhapet virusi. Tmerrohem kur mendoj se njerëzit ndihen të sigurtë sepse kanë veshur një palë doreza dhe nuk i shkon në mendje se edhe me doreza mund të dëmtojnë veten apo të tjerët”, thotë Lixey, e cila më pas vesh doreza, kap celularin, merr letër higjienike dhe gjithçka tjetër që i duhet për shtëpinë, ndërkohë që lyen gishtat e dorës me bojë për të simbolizuar virusin.
“Të gjtha këto veprime bëhen duke menduar se mikrobet janë në doreza. Por, ndërkohë që eci, bie telefoni. Flas në celular, pastaj vjen një mesazh dhe unë kthej përgjigjje. Më pas kap produkte të tjera dhe në fund i heq dorezat, citon a2 cnn. Unë si infermiere arrij t’i heq në mënyrën ne duhur, por shumë njerëz nuk kanë marrë trajnimin që kam unë. E di që njerëzit kanë frikë dhe do të bënin gjithçka për të mbrojtur veten, por duhet të dinë të mbrohen siç duhet”, shpjegon vajza amerikane, e cila në përfundim të videos shihet e lyer me bojë në faqet e saj.
Mesazhi i saj kryesor?
“Nuk ka kuptim të veshësh doreza nëse nuk lan duart sa herë që prek diçka”, thotë ajo.
Video Player