Rama: PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit

Kryeministri Edi Rama ka kthyer një përgjigje për të gjitha thirrjet e herëpashershme të demokratëve për testime masive.

Rama u shpreh në “Twitter” se PD nuk mund të japë mend për këtë çështje sepse u është lënë në dorë ekspertëve.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.

Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”

Prej disa ditësh, kryedemokrati Lulzim Basha dhe eskponentë të tjerë të PD kanë apeluar që të kryhen më shumë teste në popullatë me qëllim që të identifikohen më shumë raste me koronavirus dhe të ulet rreziku i përhapjes, sipas tyre.

Loading...