Vlorë/ Tregjet mbushen plot, nuk mungojnë as pensionistët

Pas dy ditëve thuajse në izolim total sot qytetarët në Vlorë kanë populluar rrugët ku kryesisht kanë dalë për të bërë pazaret.

Siç duket edhe nga pamjet të shumtë kanë qenë ata që kanë shkuar në tregje, për të blerë gjërat e domosdoshme.

Nuk mungojnë as pensionistët, të cilët në pamundësi për t’i kryer pazaret ndonjë i afërm kanë dalë vetë në rrugë.

Ndërkohë edhe pse ndodhemi në ditën e 25 të pandemisë, sërish të shumtë janë ata që nuk respektojnë rregullat e sigurisë, si distanca, mos mbajtja e maskave dhe dorezave.

Loading...