Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se brenda kësaj të hëne do të rriten masat ndëshkimore për këdo që del në rrugë pa arsye dhe nuk mban radhë siç duhet tek tregjet e fruta-perimeve.
Kreu i qeverisë tha në rrjetet sociale se vetëm kështu mund të hapet rruga për të lehtësuar disi masat.
“🔴 MiRË👍 🔴 VETËM DISIPLiNIMI I PLOTË KËTË JAVË NA HAP SHTEGUN PËR LEHTËSIMET ME PiKATORE 🔴 BRENDA DITËS SOT GATI RRITjA E NDËSHKIMEVE, QË I HAP RRUGË LEHTËSIMEVE SHKALLË-SHKALLË NË VIJIM.”
Në fundjavë Rama deklaroi se do të ketë burg për ata që theyjnë karantinën dhe nuk zbatojnë rregullat.
Loading...